LAJMI I FUNDIT:

Muri me Meksikën, Trump do të vendosë panele diellore

Muri me Meksikën, Trump do të vendosë panele diellore

Nga një barrierë ndarëse dhe bllokuese, Presidenti amerikan Donald Trump synon ta shndërrojë murin e propozuar me Meksikën në një objekt teknologjik, pasi i tha mbështetësve të tij në Ajoua se mbi të mund të vendosen panele diellore.

Sipas Trump, panelet diellore do të siguronin energji të lirë dhe një mënyrë për të ndihmuar me kostot e murit, në mënyrë që edhe Meksika të paguajë më pak.


Trump shtoi se shndërrimi i murit në një gjenerator elektriciteti ishte ideja e tij.

Muri me Meksikën ishte një prej premtimeve elektorale të Trump, si edhe pagesa e tij nga Meksika, diçka për të cilën fqinji latin i Amerikës nuk humbet rast për të thënë se nuk do të paguajë as edhe një cent.

“Po mendojmë diçka unike. Bëhet fjalë për kufirin jugor ku është nxehtë dhe ka shumë diell. Po mendojmë të ndërtojmë një mur diellor që të prodhojë energji dhe të paguajë veten. Në këtë mënyrë, edhe Meksika do të paguajë shumë më pak pará dhe kjo është diçka e mirë”, tha Presidenti.

Trump i tha mbështetësve të entuziazmuar në Cedar Rapids se kjo ide s’ishte dëgjuar më parë, por mediat amerikane nuk janë dakord. Sipas tyre, një prej më shumë se 200 kompanive që kanë paraqitur projekte për murin, kishte propozuar panelet diellore, diçka e diskutuar që më herët nga një grup akademikësh. Trump raportohet që në prill diskutoi për këtë me liderët republikanë të Kongresit. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

Botë
Po trajtohet si

Po trajtohet si "akt terrorist" – detaje dhe pamje të tjera rreth ngjarjes ku peshkopi dhe besimtarët u sulmuan me thikë në një kishë në Sidnei

Australia
Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Kalo në kategori