LAJMI I FUNDIT:

Mungon stafi shqiptarë për nxënësit shqiptarë të Velesit (Video)

Mungon stafi shqiptarë për nxënësit shqiptarë të Velesit (Video)

Vetëm tre profesorë shqiptarë ligjërojnë për 102 nxënësit shqiptarë në shkollën e mesme “Koço Racin” në Veles, ndërsa të gjitha lëndët e tjera i ndjekin në gjuhën maqedonase. Sipas drejtorisë së shkollës, nxënësit e vitit të parë dhe të dytë kanë vetëm dy profesorë shqiptarë, kurse lëndët tjera i ligjërojnë profesorë maqedonas.

Ndërsa, për nxënësit e viteve të treta dhe të katërta, është vetëm një profesorë shqiptarë që ligjëron gjuhën shqipe. Drejtoria e shkollës thotë se përgjigja duhet kërkuar tek komuna e Velesit. Sllavço Çadiev, kryetari i kësaj komune arsyetohet se në konkurset e shpallura nuk paraqiten arsimtarë të diplomuar për lëndë të caktuara.

“Ne vazhdimisht shpallim konkurs për profesorë e sidomos për kuadrin shqiptar. Përveç se kemi mungesë të kuadrit këtu, kemi edhe te shkollat ku mësojnë në gjuhën shqipe sepse nuk lajmërohen arsimtarë. Ne angazhojmë nga Tetova dhe Kumanova dhe sigurojmë qëndrim për ata që pranojnë. Ne shkojmë në bazë të ligjit”, tha ai.

Çadiev thotë se përgjegjës për këtë situatë është Ministria e Arsimit, dhe se ajo është përgjegjëse për gjetjen e zgjidhjes. Ministri i Arsimit, Pishtar Luftiu thotë se ky problem do gjejë zgjidhje pas formimit të Qeverisë, sepse për shkak të zgjedhjeve nuk ishte e mundur hapja e konkursit të ri.

“Sigurisht që ato paralele të cilat janë shqiptare, në takimin me drejtorin dakord që në moment që do të hapet konkurs, të bëhet gjithçka e mundur që të ketë profesor adekuat për ato lëndë. Por konkursi nuk mundeshe të hapet se ishim në kohë zgjedhjesh dhe e kemi lënë që mbas zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë të mundet të hapet konkursi”, tha për TV21, Lutfiu.

Edhe ministri Luftiu ankohet, duke thënë se pengesë e zgjidhjes së këtij problemi është kriza politike, pasi që siç thotë nuk lëshohen pëlqime pozitive për punësim nga ana e Ministrisë së Financave dhe Agjencisë për Antikorrupsion.

Derisa nxënësit dhe prindërit shqiptarë presin zgjidhje, nga drejtoria e shkollës thonë se në konkurset e kaluara nuk janë paraqitur profesorë shqiptarë të lëndëve të fizikës, kimisë, matematikës dhe lëndëve të tjera, ndërsa ka pasur kandidatë të profileve të tjera, që nuk plotësojnë kushtet e konkursit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori