LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e vitaminës D, tepër e rrezikshme për shëndetin

Mungesa e vitaminës D, tepër e rrezikshme për shëndetin

Mungesa e vitaminave D, sipas studimit të shkencëtarëve danezë ku kishin marrë pjesë 10.000 njerëz, në mënyrë të drejtpërdrejtë ndërlidhet me rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe sulmi në tru.

Ky studim, në mënyrë të padiskutueshme ka treguar se kjo vitaminë luan rol të rëndësishëm edhe në kujdesin ndaj sistemit kardiovaskular. Mungesa e nivelit optimal të vitaminës D në organizëm shton rrezikun nga tromboza për 40%, rrezikun nga infarkti për 64%, rrezikun nga vdekja e hershme për 57% si dhe vdekjen nga sëmundjet e zemrës madje për 81%.

Sëmundjet e zemrës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë shkaktari kryesor i vdekjes së hershme të njerëzve nëpër botë.

Mënyra më e thjeshtë të arrini sasi të mjaftueshme të vitaminave D, përveç ushqimit, është përmes rrezeve të diellit, por kjo nuk do të thotë se duhet t’i ekspozoheni diellit, derisa lëkura të skuqet, sepse kështu vetëm sa rrezikoheni nga kanceri i lëkurës.
/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori