LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e Khediras dhe planet e Allegrit për ta zëvendësuar atë

Mungesa e Khediras dhe planet e Allegrit për ta zëvendësuar atë

Suspendimi i Sami Khediras do të thotë se Claudio Marchisio pritet të luajë krahas Miralem Pjanicit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Monacos.

Pas kartonit të verdhë në ndeshjen kundër Barcelonës, mesfushori gjerman nuk mund t’i ndihmojë Juventusit në përballjen e parë gjysmëfinale të garës evropiane.


Në këtë mënyrë, vendin e tij do ta zë Marchisio, i cili edhe pse ka qenë lojtar kyç i Bianconerëve në vitet e fundit, lëndimi e ka penguar që ta rikthejë formën e tij këtë sezon.

Prania e tij në fushë, e ka detyruar Massimiliano Allegrin që t’i stërvitë lojtarët e tij me posedim të topit, meqenëse Khedira është lojtar më fizik, kurse italiani ka më shumë lëvizje.

Sipas njoftimeve nga Vinovo, Marchisio është përshtatur për mrekulli në taktikat e stërvitjes dhe pasimet e tij pritet të jenë të sakta.

Veç kësaj, Il Principino është aktiv edhe në angazhimet e tij për ta rimarrë topin e humbur. Ajo që do t’i mungojë Zonjës së Vjetër është angazhimi fizik dhe vrapimi i madh që bën Khedira në fushë (rreth 2.000 metra për ndeshje më shumë se Marchisio).

Po ashtu, Marchisio është më pak i rrezikshëm në sulm, pasi nuk tenton individualisht, por pason për bashkëlojtarët. Derisa Khedira është gjithmonë i rrezikshëm dhe provon për të shënuar.

Në këtë mënyrë, Pjanic pritet të shkojë më përpara, po ashtu edhe Paulo Dybala do t’i qëndrojë më afër portës kundërshtare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori