LAJMI I FUNDIT:

Munësi për kompanitë që të përfitojnë nga një program për zhvillim të ndërmajeve nga BE

Munësi për kompanitë që të përfitojnë nga një program për zhvillim të ndërmajeve nga BE

Programi për zhvillimin e kompanive 2017 është lansuar në fillim të këtij muaji nga KIESA dhe thirrja për aplikim do të mbetet e hapur deri më 23 maj.

Ky program përkrahet nga Bashkimi Europian përmes projektit “Ngritja e konkurrueshmërisë dhe promovimi i eksportit” (ICEP).

Zëvendës menaxherja e ekipit të projektit dhe ekspertja në promovimin e eksportit Elizabeth Lenkieëicz tha se “Ne kemi implementuar programe të ngjajshme edhe ne vendet tjera në rajon dhe kompanitë pjesëmarrëse kanë qenë të kënaqura me shërbimet dhe përkrahjen praktike e cila iu është ofruar. Shumica e tyre tani qëndrojnë shumë më fortë ne tregjet në të cilat i plasojnë produktet e tyre. Jam mëse e bindur se do të kemi rezultate të ngjajshme edhe në Kosovë”, përfundoi Lenkieëicz
Nga ky program do të mund të përfitojnë kompanitë Kosovare prodhuese nga sektorët e përpunimit të drurit, metalit, plastikës/gomës dhe tekstilit/lëkurës do të mund të përfitojnë.Programi përfshinë përkrahje këshilluese pa pagesë nga nje ekip multidisciplinar i ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendorë. Përkrahja do të ofrohet në fushat e menaxhimit të cilësisë, marketing, promovim të eksportit, zhvillim të produkteve, prodhim/logjistikë efiçiencë dhe kontrollë.

Drejtori i Agjencisë për investime dhe përkrahjen e ndërmarrësisë ne Kosovë (KIESA), Besian Mustafa tha se KIESA inkurajon kompanitë që të aplikojnë në këtë program.

“CDP është një mundësi e shkëlqyeshme për kompanitë ambicioze. Programi do ti përkrah ndërmarrjet në ngritjen e konkurrueshmërisë së tyre në tregun vendor dhe ndërkombëtar. Kemi një numër të konsiderueshëm të kompanive që furnizojnë vetëm tregun vendor, disa që tanimë janë duke eksportuar me sukses dhe disa të tjera që mund të shëndrohen në eksportues të rregullt. Programi për zhvillimin e kompanive (CDP) do ti ndihmoj këto kompani në zgjërimin e biznesit të tyre”, shtoi Mustafa. /Telegrafi/