LAJMI I FUNDIT:

A mundet iPhone 8 të konkurrojë me Galaxy S8 që duket kështu? (FOTO E RE)

A mundet iPhone 8 të konkurrojë me Galaxy S8 që duket kështu? (FOTO E RE)

Dhjetra telefona të avancuar do të dalin në vitin 2017, por në të vërtetë për vetëm disa prej tyre konsumatorët në përgjithësi kanë interes.

Google Pixel 2 dhe Pixel XL 2 do të jenë lansimet e mëdha në fund të vitit, ndërsa disa njerëz janë duke pritur me padurim modele të reja si pasardhësin e OnePlus 3T apo Moto Z të ri.

Megjithatë janë dy modelet kryesore ato që e marrin gjithë vëmendjen. E para prej tyre vjen më vonë këtë muaj, kur Samsung lanson edhe zyrtarisht modeln e e saj të ri Galaxy S8 dhe Galaxy S8 +.

Pastaj, në shtator, Apple do të zbulojë 7s iPhone, iPhone 7S Plus dhe iPhone 8. Por është ende herët të flitet për pamjen finale që do ta ketë iPhone 8, ndërsa tani kemi parë shumë rrjedhje të pamjes që do ta ketë gjenerata e re e telefonave premium të Samsung.

Një gjë është e sigurtë, Samsung Galaxy S8 do të jetë njëri ndër telefonat më të bukur që kemi parë ndonjëherë. Dhe pyetja tani që shtrohet është: a mund të konkurrojë iPhone 8 me Samsung Galaxy S8, kur ky i fundit duket thjeshtë mbresëlënës.