LAJMI I FUNDIT:

A mund të shërohet pneumonia brenda pak orëve, në mënyrë natyrale? (Video)

A mund të shërohet pneumonia brenda pak orëve, në mënyrë natyrale? (Video)

Edhe pse fillojnë në mënyrë shumë të ‘pafajshme’, sëmundjet si pneumonia dhe gripi janë shumë serioze, saqë mund ta shkaktojnë edhe vdekjen.

Këshilla e mjekësisë moderne është të vaksinoheni si masë parandaluese, por kjo nuk garanton se do të jeni krejtësisht të sigurt. Veç kësaj, këto vaksina thuhet se e dobësojnë sistemin e imunitetit, pasi që përmbajnë substanca toksike, siç është formaldeidi, merkuri dhe alumini, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, tretmanët e zakonshëm të pneumonisë përfshijnë antibiotikë, dhe këta antibiotikë janë komplet joefektivë në rast të ndonjë virusi.

Pra, disa ekspertë rekomandojnë që sa më parë t’i kthehemi metodave të mjekësisë natyrale. Këta ekspertë sugjerojnë se vitamina C mund të ofrojë ndihmën më të madhe në raste të infeksioneve virale apo bakteriale. Vlen të ceket se kjo vitaminë edhe në studimet e mëhershme është dëshmuar se është tejet e mirë për trajtimin e shumë problemeve shëndetësore.

Megjithatë, edhe efektet e këtij tretmani dallojnë nga personi në person. Nëse veç dëshironi ta provoni këtë metodë, është mirë që paraprakisht të konsultoheni me doktorin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori