LAJMI I FUNDIT:

A mund të ketë tentim për destabilizim të situatës, pas arrestimeve nga Gjykata Speciale?

A mund të ketë tentim për destabilizim të situatës, pas arrestimeve nga Gjykata Speciale?

Në përgjithësi nuk do të kishte tentim për të destabilizuar situatën në Kosovë, në momentin e fillimit të arrestimeve të para të Gjykatës Speciale. Gjithsesi, ndonjë tentim edhe mund të ketë dhe kjo do të varet nga fakti se “kush do të ketë fatin e arrestimit”.

Sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, Avni Islami, Gjykata Speciale pa dyshim se ka filluar t’i shqetësoj të gjithë protagonistët, madje edhe ata që po shtiren kinse nuk ia kanë frikën.


Në pyetjen e bërë nga Telegrafi se arrestimet nga kjo Gjykatë a do ta destabilizonin situatën në Kosovë Islami tha: “Krejt varet se kush do ta ketë ‘ fatin’ e arrestimit”.

Sipas tij, janë pak ato figura që do të mund ta destabilizonin vendin nëse arrestohen.

“Ai destabilizim do të zgjaste shkurt sepse këtu i kemi forcat e KFOR-it me institucione të cilat nuk do të lejojnë befasi eventuale. Rreziku i destabilizimit do të mund të vinte nga faktorët e jashtëm me implikimin direkt të Serbisë dhe indirekt të Rusisë”, ka thënë Islami për Telegrafin.

Ai gjithashtu tha se ka besim të plotë tek institucionet e Sigurisë së Kosovës, së bashku me KFOR-in dhe EULEX-in të cilët sipas tij, ata do të dinë ta menaxhojnë situatën në Kosovë.

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka thënë se Gjykata Speciale ka në fokus individë që mund të kenë kryer krime në periudha të caktuara, e jo UÇK-në e as luftën e UÇK-së, siç po propagandohet.

Sipas tij, kjo gjykatë nuk e fyen luftën, përkundrazi, e pastron atë nga individë që mund të kenë bërë veprime kriminale.

“Andaj, reagimet e kujtdo qofshin, janë të panevojshme”, ka thënë Mushkolaj në një prononcim për Telegrafin.

Rregullorja e Procedurave dhe Provave me të cilën i hapë rrugë ngritjes së aktakuzave ndaj pjesëtarëve të UCK-së, është miratuar nga gjykatësit e Dhomave të Specializuara.

Mirëpo, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, Rregulloren ia ka dërguar Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese për të parë nëse është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ndryshe, dhoma e Specializuar ka afat deri në 30 ditë.

Rregullorja hyn në fuqi 7 ditë pasi Dhoma e Specializuar ta thotë fjalën e saj rreth kushtetutshmërisë. Pastaj Gjykata Speciale mund të ngrit aktakuzat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori