LAJMI I FUNDIT:

Mujota: Më 2012 asfaltuam mbi 100 kilometra rrugë

Mujota: Më 2012 asfaltuam mbi 100 kilometra rrugë

Ministri i infrastrukturës (MI), Fehmi Mujota ka mbajtur konferencën e fundit për ketë vit, ai ka thënë se vitit 2012 ka qenë dinamik për këtë ministri pasi që janë realizuar shumë projekte kapitale të cilat kanë përmirësuar infrastrukturën rrugore.

Ministri Fehmi Mujota bërë të ditur të enjten gjatë një konference për gazetarë se gjatë këtij vitit kanë punuar në 70 projekte ku janë asfaltuar mbi 100 kilometra rrugë. Ai tha buxheti në vlerë prej 281 milionë euro është shpenzuar 99.58 për qind. “Investimet kanë prekur çdo pjesë të Kosovës“, theksoi Ministri Mujota.

Ai ka përmendur si suksese lëshimi i mbi 60 kilometrave të autostradës para kohe, zgjerimi i rrugëve magjistrale Prishtinë – Pejë dhe Prishtinë – Mitrovicë si dhe disa rrugët të tjera regjionale e lokale.


Po ashtu Mujota ka folur edhe për projektet të cilat janë paraparë për vitin 2013, është përfundimi i Rrugës së Kombit dhe fillimi i ndërtimit të autostradës në drejtim të Hanit të Elezit. “Autostrada do të përfundojë brenda vitit 2013”, tha Mujota.

Ai ka treguar se për 60.4 kilometra të autostradës buxheti i shteti ka paguar 584 milionë euro.

Ndryshe për Ministrinë e Infrastrukturës për vitit 2013 buxheti do të jetë 310 milionë euro për 10 për qind më shumë se më 2012 ku ishte 281 milionë euro.

Kjo ministri në projekte kapitale gjatë vitit të ardhshëm në projekte kapitale do të shpenzojë 306 milionë euro. /Telegrafi/