LAJMI I FUNDIT:

MTI: Të festojmë me prodhime vendore

MTI: Të festojmë me prodhime vendore

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), në bashkëpunim me 18 kompani vendore, ka dhënë kontributin e saj në realizimin e një porosie reklamuese që ka për qëllim promovimin e prodhimeve vendore.

Në një komunikatë për media të MTI-së është thënë se me anë të kësaj reklame inkurajojnë qytetarët e Republikës së Kosovës që gjatë periudhës së festave të fundvitit të jenë të vëmendshëm për produktet që i konsumojnë dhe i blejnë.

“Blerja dhe konsumi i produkteve vendore rrit numrin e të punësuarve, ngrit mirëqenien dhe ndihmon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës. Çdo gjë që ju duhet për të festuar, tani prodhohet në Kosovë. Festoni me produkte vendore”, thuhet në mesazhin e MTI-së dhe të kompanive prodhuese vendore. /Telegrafi/