LAJMI I FUNDIT:

MSh bart tek Oda e Stomatologëve kompetencat e ri-licencimit

MSh bart tek Oda e Stomatologëve kompetencat e ri-licencimit

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Imet Rrahmani i dorëzoi sot kryetarit të Odës së Stomatologëve të Kosovës, Kujtim Shala, vendimin për bartjen e kompetencave për ri-licencim nga Ministria e Shëndetësisë tek Oda e Stomatologëve të Kosovës (OSK).

Sipas këtij vendimi, procedura për ri-licencim të stomatologëve në Kosovë do të fillojë pas valorizimit të Edukimit të Vazhduar Profesional (EVP) në pajtim me aktet në fuqi, ndërsa MSH do të mbështesë bartjen e përgjegjësive dhe dokumentacionit për fillimin e procesit të ri-licencimit, duke asistuar stafin administrativ.

Ministri Rrahmani tha se me bartjen e kësaj përgjegjësie nga MSh tek OSK, pothuajse po arrihet të përfundohet cikli i bartjes së kompetencave tek Odat e Profesionistëve Shëndetësor.

“Oda e Stomatologëve ka arritur t’i zhvillojë kapacitetet për bartjen e kompetencave të ri-licencimit, kështu që me bartjen e kësaj përgjegjësie, i dëshirojmë OSK punë efikase në ushtrimin e përgjegjësive të saja publike”, tha Rrahmani.

Kryetari i OSK, Kujtim Shala, falënderoi MSH-në për bashkëpunimin në fuqizimin e kapaciteteve të kësaj ode dhe theksoi faktin se kjo odë do të vazhdojë procesin e fuqizimit të saj, për të dhënë kontributin në sistemin shëndetësor të Kosovës.

Ditë më parë, Odës së Farmacistëve, Odës së Infermierëve, Odës së Fizioterapeutëve dhe Odës së Stomatologëve i ishin bartur nga MSh edhe kompetencat për akreditimin e programeve të edukimit të vazhduar profesional, derisa kompetencat për edukim të vazhduar profesional dhe çështje etike janë bartur vitin e kaluar.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori