0Shares

Shefi i diplomacisë serbe, Ivan Mrkic ka deklaruar se për Beogradin synimet mbeten të njëjta, ndërsa politika “edhe BE-ja edhe Kosova” është plotësisht e qëndrueshme.

“Nuk mundemi dhe nuk duam të heqin dorë nga asnjëra nga këto dy çështje”, i ka thënë Mrkic gazetës “Novosti”, transmeton QIK.

“Nëse punojmë mirë dhe kemi qëndrim të mençur politik, do të ruajmë edhe interesat në Kosovë dhe do të bëhemi një ditë anëtar i BE-së”, ka theksuar Mrkic. /Telegrafi/

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)