LAJMI I FUNDIT:

Mrika Nikqi, pejanja që do të shkel kulmet e shtatë kontinenteve (Foto/Video)

Mrika Nikqi, pejanja që do të shkel kulmet e shtatë kontinenteve (Foto/Video)

Ndonëse e re, synon ta pushtojë majën më të lartë ne Evropë, Mont Blanc. Mrika Nikqi, së bashku me babanë e saj, para disa javësh ka qenë pjesë e ekspeditës që ka mësyrë pushtimin e Malit të Bardhë. Në një intervistë për Telegrafin, Mrika 15-vjeçare ka theksuar se pasioni për sportin dhe bjeshkatarinë ka bërë ta sfidojë çdo ditë veten e saj.

“Mont Blanc ka qenë përvojë e madhe dhe e vështirë për t’u arritur. Fatkeqësisht, kur kemi shkuar në 3,400 metra lartësi mbidetare, janë shfaqur disa shenja të aklimatizimit – shtrëngim frymëmarrjeje dhe kokëdhimbje. Grupi e ka parë të arsyeshme të mos vazhdojmë tutje”, ka theksuar 15-vjeçarja.


Gjithë fëmijëria e saj ka kaluar nëpër aktivitete sportive. Sipas Mrikës, sa më shumë kalon kohën në bjeshkë, aq më shumë ato bëhen pjesë e jotja.

“Krijohet një lidhje, një sfidë më tepër për veten”, ka theksuar ajo, teksa shton se gjatë ngjitjes në Mont Blanc dy polakë kanë humbur jetën. “Pavarësisht vështirësive, dëshira e madhe më jep ende energji e forcë për të shkelur majën më të lartë të Alpeve, në 4,808 metra lartësi”.

Nikqi beson se më se largu vitin tjetër planifikon që të marrë rrugën tjetër për Mont Blanc, ndërsa përgatitjet për këtë sfidë thotë se janë të përditshme.

“Me babin çdo mëngjes ushtrojmë. Në Pejë ka vende të mira për t’i bërë përgatitjet e nevojshme”, shton bjeshkatarja më e re në ekspeditën e vështirë me 13 të rritur.

“Uta Ibrahimi dhe Arineta Mulaj më kanë dhënë mbështetje morale. Ato janë motivi im për të mos u dorëzuar. Natën para se të nisemi në Mont Blanc, kam biseduar me Utën. Më tha se ka besim në mua, gjë e cila m’u kujtua në ato momentet jo fortë të mira që i kemi kaluar”, ka thënë ajo, teksa porositë moshatarët që të merren më shumë me sport e jo me rrjetet sociale.

Mrika shprehet se shumë shpejt do të ngjitet në bjeshkët me të larta të Shqipërisë, për të vazhduar më pas me majën më të lartë në Austri, në Grossglockner.

“Qëllimi final është që të ngjitem në majat më të lartë në botë, në të shtatë kontinentet: Everest, Aconcagua, Denali, Kilimanjaro, Elbrus, Vinson, Carstensz”, tha Mrika Nikqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori