LAJMI I FUNDIT:

MPPS: Janë siguruar projekte për avancimin e sigurisë sociale dhe standardit jetësor të pensionistëve

MPPS: Janë siguruar projekte për avancimin e sigurisë sociale dhe standardit jetësor të pensionistëve

Këshilli për siguri nacionale në seancën e sotme i ka shqyrtuar propozim projektet për përmirësimin dhe avancimin e sigurisë nacionale dhe të standardit jetësor të shfrytëzuesve të pensionit në periudhën 2018-2020 dhe miratoi disa projekte, implementimi i të cilave do të fillojë në fillim të vitit 2018, informoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informoi MPPS, do të vendoset dhënie e domosdoshme e verifikimit të stazhit dhe rrogave, me të dhëna të konfirmuara në evidencën amë, për të gjithë punëtorët, te vite para plotësimit të kushteve për pension.

“Pensionet do të harmonizohen dy herë në vit, sipas rritjes së shpenzimeve të jetesës në vlerë prej 50 për qind dhe rritjes së rrogave në vlerë prej 50 përqindëve dhe do të shqyrtohet mundësia për harmonizim shtesë nëse vërehet rritje e ekonomisë. Do të miratohet edhe akt nënligjor për vërtetimin e çmimit minimal dhe maksimal të akomodimit në institucionet private për kujdes të personave të moshuar, si dhe përforcim i kontrollit në këto institucione. Do të vendosen paketime të reja të ilaçeve, si dhe mundësi për ngritjes së terapisë në copë për pacientët e sëmurë kronik”, kumtoi MPPS.

Për personat e sëmurë kronik, shtohet në kumtesë do të mundësohet ngritje e terapisë tremujore, ndërsa do të avancohet bashkëpunimi me sektorin joqeveritare (Lidhjen e shoqatave të pensionistëve, Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë) për sigurimin e shërbimeve sociale dhe shëndetësore të personave të moshuar, njofton AIM.

Në seancë, gjithashtu është vërtetuar nevoja e vazhdimit të projektit për rekreacion banjo-klimatik për pensionistët, me mundësi për revidim të kritereve për udhëzim të shfrytëzimit të shërbimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori