LAJMI I FUNDIT:

MPB dorëzon dy kallëzime penale për rastin “Mashinopromet”

MPB dorëzon dy kallëzime penale për rastin “Mashinopromet”

Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik pranë SPB Shkup, ka dorëzuar kallëzim penal kundër P.P. (49) dhe G.P. (47) për shkak të ekzistimit të dyshimeve për veprën penale “falsifikim ose shkatërrim të librave afarist”. Jo zyrtarisht mësohet se të dy personave ju është shqiptuar masa e paraburgimit.

Siç njoftoi MPB, nga viti 2014 deri në vitin 2017 P.P, si anëtar i Këshillit Drejtues, së bashku me G.P, në cilësinë e aksionarëve në “Mashinopromet” SHA Shkup, kanë përgatitur marrëveshje të pavërteta menaxheriale të shumave të larta në të holla, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“I gjithë dokumentacioni arkivor i personit juridik “Mashinopromet” SHA Shkup nga karakteri kohorë dhe i përhershëm, vulave dhe dokumentacion tjetër afarist, edhe pse kanë qenë të detyruar që pas përfundimit të cilësive të tyre në organet e menaxhimit në “Mashinopromet” SHA Shkup, t’ua dorëzojnë organeve të reja të menaxhimit, i kanë nxjerrë nga hapësirat e “Mashinopromet” SHA Shkup dhe i kanë anuluar në dy lokacione në Shkup. Pastaj kanë vazhduar të përgatisin dokumente me përmbajtje të pavërtetë të cilët i kanë arkivuar në librat e protokollit”.

“Dokumentet e falsifikuara afariste i kanë lëshuar në qarkullim juridik me qëllim që të realizojnë dobi pronësore kundërligjore për vete”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Gjithashtu ata shtojnë se në shkurt të vitit 2016, me dokumentacione të rrejshme të përgatitura në mënyrën e njëjtë, të denoncuarit para Gjykata Themelore Shkupi 2, kanë dorëzuar propozim për vendosje të procedurës falimentuese ndaj “Mashinopromet” SHA Shkup, në mënyrë të pavërtetë duke theksuar se personi i përmendur juridik ka borxh ndaj personit juridik Dion-Ra DOOEL Shkup, e cila është në pronësi të tyre, me kërkim të shumës prej 32.944.361 denarë./Telegrafi/