0Shares

Mesfushori i Portos, Joao Moutinho, mendon se skuadra e tij duhej të fitonte me rezultat më të thellë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Malagas.

Portugezët mposhtën spanjollët me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të rundit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve dhe Moutinho është optimist për kualifikim në çerekfinale.

“Ne e kontrolluam ndeshjen nga fillimi deri në fund dhe mund ta kishim zgjeruar avantazhin. Ne luajtëm një ndeshje të mirë dhe ishte një rezultat i mirë”.

“E rëndësishme është që ne fituam pa pranuar gol dhe ne do të punojmë fuqishëm në Malaga për të vazhduar më tej”, ka thënë 26-vjeçari për A Bola. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)