LAJMI I FUNDIT:

Mourinho turpërohet në Stamford Bridge, Chelsea triumfon me poker golash (Video)

Mourinho turpërohet në Stamford Bridge, Chelsea triumfon me poker golash (Video)

‘Blutë’ e Londrës kanë triumfuar në derbin e javës së nëntë të Ligës Premier përball Manchester United.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte ka shkatërruar atë të Jose Mourinhos, duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-0 në Stamford Bridge.


Se Chelsea e mori këtë ndeshje me shumë seriozitet këtë e tregon goli i shënuar ende pa u mbushur mirë një minutë loje nga Pedro Rodrigez.

pedro1
Kjo është festa e Pedros pas shënimit të golit të parë

Anësori spanjoll ka arritur të shënoj një gol të bukur, duke kaluar portierin De Gea pas një dalje të gabuar, teksa u shërbye nga Marcos Alonso.

Chelsea gjeti edhe golin e dytë gjatë pjesës së parë, ku ishte mbrojtësi anglez, Gary Cahill, i cili shënoi nga afërsia në minutën e 21-të e takimit pas një tollovie në zonën e United.

cahiill1
Grinta e Gary Cahill pas shënimit të golit të tij!

Në vazhdimin e pjesës së parë, të dy skuadrat provuan të gjejnë gol duke rrezikuar më anë të disa gjysmë-rasteve, por pa sukses, pasi me rezultat 2-0 skuadrat shkuan në pushim.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të vendasve, të cilët arritën të shënoj edhe dy gola të tjerë, ku së pari ishte belgu Eden Hazard, i cili shënoi në minutën e 62-të një gol të bukur, pas një super aksioni nga skuadra e tij.

hazard1
Festa e Eden Hazard me bashkëlojtarët e skuadrës

Goli i katërt i ‘Bluve’ u shënua nga mesfushori francez, N’Golo Kante, që shënoi në stilin e sulmuesit, duke shmangur mirë mbrojtësin Chris Smalling, për të shënuar për 4-0 në minutën e 70-të.

kante1
Goli i N’Golo Kantes i gëzoi të gjithë te Chelsea

Në 20 minutat e fundit të ndeshjes, Manchester United u mundua të gjej golin e nderit, teksa Chelsea arriti mirë të mbroj me sukses këtë epërsi të madhe.

Pas kësaj fitore, Chelsea renditen në pozitën e katërt me 19 pikë apo vetëm një pikë më pak se tre vendet e para, ndërsa javën e ardhshme do të ndeshet me Southampton, për dallim nga United që pas humbjes renditet e shtata me 14 pikë, ku javën e ardhshme e pret në shtëpi Burnleyn. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori