LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Pres më shumë transferime

Mourinho: Pres më shumë transferime

Jose Mourinho ka lënë të kuptohet se Manchester United duhet të transferojë më shumë futbollistë për të rivalizuar skuadrat tjera nga Liga Premier, të cilat janë përforcuar shumë në këtë afat kalimtar.

Djajtë e Kuq kanë transferuar deri më tani mbrojtësin suedez Victor Lindelof nga Benfica dhe sulmuesin belg Romelu Lukaku nga Evertoni.


Mourinho i pakënaqur me angazhimin në blerjet e verës te Unitedi
Lexo po ashtu Mourinho i pakënaqur me angazhimin në blerjet e verës te Unitedi

Megjithatë, trajneri Mourinho nuk është i kënaqur dhe pret më shumë transferime nga drejtuesin e klubit, pasi rivalët e kampionatit janë përforcuar shumë.

“Nënshkrime të reja? Nuk e di, nuk e di. Nuk jam unë kontrollues i kësaj”, ka thënë Mourinho pas fitores në miqësoren ndaj Manchester City.

“Ne kemi nevojë për pak më shumë transferime kur shohim skuadrat e tjera në Ligën Premier, si Man City, Liverpooli dhe West Ham, mënyra se si ata marrin lojtarë, lojtarë të mirë, lojtarë të rëndësishëm”.

Mourinho: Nuk jap emra, por dy transferime na nevojiten
Lexo po ashtu Mourinho: Nuk jap emra, por dy transferime na nevojiten

“Kampionët [Chelsea] kanë blerë tre lojtarë me përvojë fantastike”.

“Unë jam duke menduar për West Ham për ndeshjen e parë të Ligës Premier”.

“Ata kanë marrë Joe Hart, Chicharito dhe Arnautovic. Duket sikur po luajnë për të fituar edhe Ligën Premier.

“Ekipet [e tjera] janë fantastike në treg. Unë po pres pak më shumë nga drejtuesin e klubit”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/