LAJMI I FUNDIT:

Mourinho krijon të qeshura në konferencën për shtyp, lajmërohet në telefonin e njërit nga gazetarët (Foto/Video)

Mourinho krijon të qeshura në konferencën për shtyp, lajmërohet në telefonin e njërit nga gazetarët (Foto/Video)

Jose Mourinho është treguar përsëri protagonist me dozat e tij të humorit gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes që Manchester United e zhvillon ndaj Liverpoolit.

Konferenca e Jose Mourinhos për shtyp përpara ndeshjes që Manchester United e luan ndaj Liverpoolit të dielën pasdite, u ndërpre për pak kohë nga një thirrje telefonike.


Mourinho ‘çmendet’ pas Perisicit, gati oferta nga ‘Djajtë e Kuq’
Lexo po ashtu Mourinho ‘çmendet’ pas Perisicit, gati oferta nga ‘Djajtë e Kuq’

Menaxheri portugez ishte në gjysmë të një përgjigjeje rreth një pyetjeje në lidhje me tifozët e Unitedit, ku është dëgjuar duke thënë: “Ajo që unë dua, unë kam prej tyre që nga dita e parë. Ajo që unë dua është që ata të jenë me ekipin dhe ata gjithmonë janë…”, ishte duke thënë ‘Special One’, përcjell Telegrafi.

Por, pastaj filloi të bjerë zilja me zë të lartë. Me të dëgjuar tonin e ziles, Mourinho fillimisht duket i zemëruar nga ndërprerja, por momente më vonë, ai i përgjigjet thirrjes dhe fillon të tund kokën e tij.

Special One duke lajmëruar gazetarin që telefonata është për të

Telefonata nuk ishte për të, por për njërin nga gazetarët që ishin në konferencën për shtyp, i cili e kishte lënë telefonin që ta incizojë Mourinhon në konferencë.

Gazetari i talkSport duke iu përgjigjur telefonatës!

Trajneri portugez u lajmërua në atë telefon: “Tungjatjeta. Është nga talkSport”, tha trajneri i ‘Djajve të Kuq’, teksa në atë telefon ishte gazetari Abi Peterson që kërkonte kolegun e tij, Dom, të cilit portugezi ia vazhdoi telefonin, duke krijuar të qeshura në konferencë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori