LAJMI I FUNDIT:

Karikatura e ditës: Mourinho dhe tifozët e Unitedit sulmojnë Fellainin (Foto)

Karikatura e ditës: Mourinho dhe tifozët e Unitedit sulmojnë Fellainin (Foto)

Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Evertonit.

‘Djajtë e Kuq’ ishin duke udhëhequr deri në fund të ndeshjes, mirëpo vendasit barazuan nëpërmjet penalltisë pas një gabimi nga Marouane Fellaini.


Kësisoj pas gabimet tifozët e Manchester United e kanë akuzuar Fellainin dhe kërkojnë largimin e tij.

I ashpër ndaj Fellainit ishte edhe trajneri portugez Jose Mourinho.

Ndërkohë, karikaturisti i njohur, Omar Momani ka bërë një karikaturë tejet interesante.

Ai ka paraqitur në foto Fellainin në njërën anë, ndërsa Mourinhon dhe tifozët e United duke tentuar ta sulmojnë atë. /Telegrafi/

karikatura-e-dites