LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: City përfundon në Top 4, ne dhe skuadrat tjera duhet të luftojmë deri në fund

Mourinho: City përfundon në Top 4, ne dhe skuadrat tjera duhet të luftojmë deri në fund

Jose Mourinho ka dhënë mendimin e tij sa i përket përfundimit të sezonit në Ligën Premier, duke theksuar se rivali i tyre, Manchester City do të përfundoj në katër pozitat e para.  

Manchester City dhe Manchester United u ndeshen (mbrëmë) në derbin e javës në Ligën Premier, duke përfunduar ndeshjen me barazim pa gola.

Ky barazim nuk i konvenoi edhe aq asnjërës, pasi në vend të tretë ka mbetur Liverpoolit, ndërsa skuadrat nga Manchesteri ndajnë pozitat pesë dhe gjashtë.

Derbi i Manchesterit i mbushur me tensione, përfundon në paqe
Lexo po ashtu Derbi i Manchesterit i mbushur me tensione, përfundon në paqe

Megjithatë, sipas trajnerit të “Djajve të Kuq”, në përfundim të kampionatit City do të renditet sigurt në katër vendet e para, ndërsa Unitedi, Arsenali dhe Liverpooli duhet të luftojnë deri në fund për njërën pozitë.

“Mendoj se Man City do të përfundojë në katër vendet e para, mendoj se ndeshjet që duhet të luajnë, unë i shoh ata duke e bërë këtë”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Mendoj se është mes nesh, Arsenalit dhe Liverpoolit dhe ne do të përpiqemi deri në fund”, përcjell Telegrafi.

Mourinho: Pjesa e parë na takoi neve, e dyta Cityt
Lexo po ashtu Mourinho: Pjesa e parë na takoi neve, e dyta Cityt

“Realiteti është se ne kemi një gjysmëfinale evropiane [në Ligën e Evropës kundër Celta Vigos] për të luajtur”.

“Ne kemi shumë probleme me lojtarët dhe shkojmë me atë që është e mundur, por do të luftojmë derisa matematikisht nuk është e mundur”, përfundoi “Special One”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori