LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Adan më i mirë se Casillas – nuk largohem

Mourinho: Adan më i mirë se Casillas – nuk largohem

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka mbrojtur vendimin e tij për të lënë në pankinë kapitenin legjendar, Iker Casillas, për të vendosur që në portë të lë portierin Antonio Adan në disfatën ndaj Malagas.

Shumë pikëpyetje u ngritën para ndeshjes ndaj Malagas, kur të gjithë kishin parë formacionin zyrtar, ku në portë figuronte Adan, dhe në stol Casillas. Askush nuk e di arsyen pse ndodhi kjo, por këtë e di Mourinho.

“Ishte vendim teknik. Është trajneri ai që analizon situatën dhe lojtarët në dispozicion, ndërsa trajneri e zgjedh edhe formacionin”.


“Është një vendim i pastërt teknik. Ju mund të zbuloni tregime të ndryshme, por është një vendim teknik, asgjë më shumë. Mendimi imi vlen dhe jo i të tjerëve. Për mendimin tim, Adan është më i mirë se sa Iker Casillas për momentin. Pasi unë jam ai që vndosi dhe pasi unë kam si valide vetëm mendimet e asistentëve, ne vendosëm që Adan të jetë në portë”, ka theksuar Mourinho.

Mourinho është thënë se është i pakënaqur në Bernabeu dhe se po mendon të largohet, por ai i ka hedhur poshtë këto sugjerime.

“Unë nuk po e konsideroj të largimin, nuk brengosem për punën time. Pushimi dimëror vjen në një moment ideal . Lojtarët janë të pikëlluar dhe pa energji. Të humbasësh dhemb, por sidomos dhemb kur nuk jepni më të mirën. I thashë lojtarëve që të shkojnë me pikëllimin e humbjes, por kanë të drejtë të relaksohen, sepse dhanë më të mirën”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori