LAJMI I FUNDIT:

Motorola Moto X4 zbulohet më 30 qershor

Motorola Moto X4 zbulohet më 30 qershor

Ne tashmë e dimë se Motorola Moto X (2017) do të mbërrijë si Moto X4. Specifikat kryesore të pajisjes kanë rrjedhur gjithashtu dhe tani, kemi edhe datën e zbulimit të celularit. Sipas një thashethemi të ri, telefoni do të bëhet zyrtar më 30 qershor.

Spekulimi gjithashtu përmend disa specifika si – kamerën e dyfishtë dhe kornizë qelqi. Kjo përputhet mirë me raportet e mëparshme kështu që ka arsye të mirë për të besuar se është e saktë.


Çmimi pritet të jetë rreth 325 dollarë.