LAJMI I FUNDIT:

Motorola braktis Korenë e Jugut

Motorola braktis Korenë e Jugut

Motorola Mobility, e cila tani është në pronësine e Google ka njoftuar se do të braktis Korenë e Jugut vitin e ardhshëm, dhe me këtë, kompania do të ndërpres operimet e saj në këtë vend.

Kjo lëvizje e Motorola Mobility vjen si pjesë e planit global për ri-strukturim, me të cilin synohet që të transformohet e gjithë kompania, natyrisht një ide kjo e pronarit të ri dhe tejet të suksesshëm, kompanisë Google.

Nga mbyllja e zyrave dhe biznesit në Korenë e Jugut, më shumë se 600 punëtorë të kompanisë do ta humbin vendin e tyre të punës.


Edhe pse arsyeja kryesore pse Google e ka përvetësuar Motorola Mobility kanë qenë patentat e saj të shumta, pronari i ri thotë se synon që ta transformojë kompaninë në tërësi, duke përfshirë edhe njësinë e saj të hulumtimeve dhe zhvillimit. / Telegrafi /