LAJMI I FUNDIT:

Motoçiklistja shpëtoi mrekullisht pa u shtypur nga kamioni (Video)

Motoçiklistja shpëtoi mrekullisht pa u shtypur nga kamioni (Video)

Në Chiang Mai të Tajlandës, një motoçikliste e paemëruar ka shpëtuar mrekullisht, pa u shtypur nga kamioni që peshon afro 20 tonelata.

Derisa ishte duke lëvizur me shpejtësi të konsiderueshme, makina e rëndë e ka marrë kthesën në drejtim të saj dhe e ka futur nën rimorkio, transmeton Telegrafi.


Por, kur të gjithë kanë menduar se ndodhi ndonjë tragjedi, viktima ka dalë ngadalë duke u zvarritur. Për fat të mirë, ajo ka mbetur në mes, teksa motoçikleta e ka ndalë lëvizjen e një palë rrotave.

“Shikonim me frikë dhe nuk dinim si të vepronim, por u gëzuam kur e pamë duke dalë jashtë”, ka thënë një grua lidhur me rastin.

Mësohet se motoçklistja e ka thyer këmbën, por nuk ka pësuar asnjë lëndim tjetër. /Telegrafi/