LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: Motivohem nga rivaliteti i Messit, Neymarit dhe të tjerëve

Ronaldo: Motivohem nga rivaliteti i Messit, Neymarit dhe të tjerëve

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo thotë se ai është shtyrë që të jetë lojtari më i mirë në botë nga frika e tejkalimit të tij nga lojtarë si Lionel Messi dhe Neymar.

32-vjeçari portugez, i cili fitoi Topin e Artë në janar, është favorit i madh për t’u kurorëzuar si futbollisti më i mirë në botë për herë të pestë pas triumfit të Madridit në La Liga dhe në Ligën e Kampioneve në 2016-17.


Zidane konfirmon qëndrimin e Ronaldos te Reali
Lexo po ashtu Zidane konfirmon qëndrimin e Ronaldos te Reali

Ronaldo dhe rivali i tij i kamotshëm Messi kanë ndarë trofeun e Topit të Artë çdo vit që nga viti 2008 dhe një tjetër triumf për ish-yllin e Manchester Unitedit do ta shihte atë të barazojë yllin e Barçës në listën e të gjitha kohërave.

Dhe Ronaldo pranon se konkurrenca ‘e shëndetshme’ midis sulmuesve më të mirë të botës, ndër të cilët përfshinë Robert Lewandowskin e Bayern Munichut dhe Gonzalo Higuainin e Juventusit, është ajo që e frymëzon atë të përpiqet për sukses.

“Për të përmendur një lojtar është e vështirë, por niveli që unë jam është si në sportet e tjera: Formula 1, NBA … Lojtarët më të mirë ndjekin gjithmonë lojtarët më të mirë”, ka thënë fillimisht Ronaldo për ESPN.

Ronaldo i shkruan Neymarit në “WhatsApp”, e këshillon se cilën skuadër ta zgjedhë
Lexo po ashtu Ronaldo i shkruan Neymarit në “WhatsApp”, e këshillon se cilën skuadër ta zgjedhë

“Ata duan të jenë në krye të lojës, sepse të tjerët janë atje. Ju nuk mund të pushoni, sepse të tjerët do t’ju kalojnë”, përcjell Telegrafi.

“Sigurisht që ne luftojmë me të gjithë, me Neymarin, me Messin, Lewandowskin, Higuainin, me lojtarët më të mirë në botë, ky nuk është ‘luftimi’ por është konkurrencës e shëndetshme. Ne luftojmë për të qenë më të mirët”.

“Është motivimi im: të jem më i mirë se ata, vit pas viti”, përfundoi ylli portugez i Real Madridit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori