LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me temperatura të larta. Do të ketë shfaqje të reve lokale dhe erë të lehtë jugperëndimore dhe jugore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pasdite mund të ketë përkeqësim të motit me të reshura të pakta dhe vetëtima.


Temperatura minimale do të lëvizë nga 14°C e deri më 22°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 33°C e deri më 40°C. Në Shkup e rrethinë do të ketë mot të ngjashëm, kurse temperatura do të arrijë deri më 39°C./Telegrafi/