LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni
Foto: Ilustrim

Sot në Maqedoni do të mbretërojë mot i ndryshueshëm, i vërejtur dhe me erë të dobët juglindore, kurse pasdite era do të fryj në drejtim verior, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pritet që pasdite dhe natën të ketë të reshura lokale të shiut në pjesën veriore dhe lindore të vendit.


Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 5 e deri më 12°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 15 e deri më 21°C.

Në Shkup dhe rrethinë do të ketë mot të ngjashëm, kurse temperatura do të lëvizë nga 10 e deri më 18°C./Telegrafi/