LAJMI I FUNDIT:

Moti sot

Moti sot

Reshjet e shiut të cilat filluan dje në pjesën e dytë të ditës kanë vazhduar edhe gjatë natës të cilat pas rënies së temperaturave në zero gradë u shndërruan në borë në shumë pjesë të Kosovës, kryesisht në veri verilindje ,jug dhe juglindja të vendit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këto reshje me intensitet ë ulët do të vazhdojnë edhe sot në pjesën e parë të ditës duke krijuar shtresa të ulëta të borës.


Temperatura më e ulët u shënua 0 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 2 deri në 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/