LAJMI I FUNDIT:

Moti që do të na shoqërojë gjatë vikendit

Moti që do të na shoqërojë gjatë vikendit

Gjatë dy ditëve të vikendit mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe vende-vende parashihet të ketë edhe zbrazje rrufeshë.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 15-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi deri 9m/s. /Telegrafi/