LAJMI I FUNDIT:

Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Këto masa me origjinë nga Afrika Veriore do të jenë të qëndrueshme duke krijuar kushte për ngritjen e vlerave të temperaturave maksimale, ku sipas parashikimeve temperaturat do të shkojnë deri në 30 gradë Celsius.


Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pas këtyre temperaturave të larta të mërkurën dhe të premten pritet një çrregullim i përkohshëm i ekuilibrit termik që do të ndikojë në uljen e maksimaleve për 1-3 gradë Celsius.

Temperaturat minimale në rang vendi pritet të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s. /Telegrafi/