0Shares

Gjatë fundjavës mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot i ngrohtë, kurse të dielën priten reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mot me diell dhe vapë do të mbajë edhe gjatë ditës së nesërme, kurse gjatë ditës së diele do të mbajë mot më vranësira të dendura të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17- 19 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do te lëvizin ndërmjet 33-35 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe jugperëndimit herë –herë me vrull shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 16m/s. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)