LAJMI I FUNDIT:

Moti gjatë vikendit

Moti gjatë vikendit

Gjatë dy ditëve të vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion stabil atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm, të shtunën me intervale me diell dhe vranësira të çrregullta, ndërsa të dielën kryesisht i vranët  dhe vende –vende me reshje shiu dhe shkarkime rrufeshë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 8m/s.