LAJMI I FUNDIT:

Moti gjatë vikendit

Moti gjatë vikendit

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë vikendit mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Të shtunën vranësirat vende- vende ka mundësi të shoqërohen me riga të dobëta dhe të izoluara të shiut. Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, transmeton Telegrafi.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 3-5 m/s. /Telegrafi/