LAJMI I FUNDIT:

Moti gjatë vikendit

Moti gjatë vikendit

​Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të vikendit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në 0 gradë Celsius.

Gjatë dy ditëve të vikendit vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga lindja dhe verilindja me shpejtësi 1-4m/s”,