LAJMI I FUNDIT:

Mosfunksionimi i ereksionit dhe sëmundjet e zemrës

Mosfunksionimi i ereksionit dhe sëmundjet e zemrës

Hulumtimi i shkencëtarëve australianë ka zbuluar një lidhje të fortë ndërmjet mosfunksionimit të ereksionit dhe rrezikut më të madh nga sëmundjet e zemrës.

Revista shkencore ‘PLoS Medicine’ shton se si mosfunksionimi i ereksionit është i lidhur me rrezikun më të madh nga vdekja prej sëmundjeve të zemrës. Lidhja e zbuluar ka qenë edhe më e theksuar te meshkujt me raste më të rënda të mosfunksionimit të ereksionit.

Në hulumtimin e ri ishin përfshirë rreth 9 500 meshkuj më të vjetër se 45 vjet, të cilët janë përcjellë 2 deri në 3 vjet. Shkencëtarët kanë sqaruar se ky mosfunksionim nuk është shkaktar, por një shenjë e hershme e paralajmërimit të sëmundjeve të zemrës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori