LAJMI I FUNDIT:

Mos u frikoni, bleni libra se në Maqedoni lexohet pak

Mos u frikoni, bleni libra se në Maqedoni lexohet pak

Zyrtarisht nuk ka statistika dhe as sondazhe të mirëfillta për të dhënë një pasqyrë të saktë të lexuesve dhe interesimit për librin sipas moshave. Por, po t’i referohesh frekuentimit të panaireve, librave që blihen, librarive që mezi numërohen, qoftë në Shkup apo në qytet të tjera, mungesës së klubeve të librit, aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me to është e qartë se libri lexohet pak.

Shënimi i një prej ditëve më të rëndësishme për librin dhe shkrimtarët ka nisur. Orë leximi, panaire dhe fushata sensibilizuese janë disa prej ngjarjeve që po zhvillohen në disa qytete nga shoqata dhe nxënës, ndërsa shkrimtarët dhe njerëzit e librave apelojnë për më shumë dashuri ndaj librit, shkruan gazeta KOHA. Atij që blinte një libër i dhurohej një trëndafil.

Kështu bënin dikur në Katalunjë, në Spanjë, traditë kjo që vazhdohet edhe sot kudo në botë në Ditën Botërore të Librit që ka si qëllim nxitjen e leximit, inkurajimin e të rinjve që të zbulojnë mrekullinë që sjell leximi, por njëherazi edhe për t’i bërë homazh librit. Në mungesë të iniciativave nga institucionet janë të rinjtë që mundohen të ndryshojnë diçka për librin.

Prej dy ditësh në Kumanovë grupacioni “Zgjohu” pranë gjimnazit “Sami Frashëri” po zhvillojnë disa manifestime, me qëllim nxitjen e leximit sidomos tek të rinjtë. Por edhe thyerjen e tabuve. Të interesuarit që duan të të blejnë libra mund të drejtohen në shesh të qytetit, ku po organizohet një panair në bashkëpunim me shtëpinë botuese ”LOGOS-A”, po edhe ku do të prezantohen shkrimtarët nga ai qytet.

“Të gjithë anëtarët e grupit do të lexojmë libra. Secili nga ju mund të na bashkëngjitet në këtë iniciativë, ku librat i keni të siguruara nga ana jonë ose mund të merrni vetë librin tuaj që jeni duke e lexuar. Me këtë synojmë që t’i thyejmë disa barriera që janë krijuar vitet e kaluara,e që edhe sot ekzistojnë. Dëshirojmë që ta heqim kompleksitetin e leximit në vende publike.

Po ashtu do të shpërndajmë edhe dhurata te përgatitura nga ana jonë”, thuhet në lajmërimin e organizatorëve. Por sa lexohet tek ne? Zyrtarisht nuk ka statistika dhe as sondazhe të mirëfillta për të dhënë një pasqyrë të saktë të lexuesve dhe interesimit për librin sipas moshave.

Por po t’i referohesh frekuentimit të panaireve, librave që blihen, librarive që mezi numërohen qoftë në Shkup apo në qytet të tjera, mungesës së klubeve të librit, aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me to është e qartë se libri lexohet pak. Mjerisht sot kemi një ikje nga leximi i librave, ngadalë po krijohet një shoqëri e cila ka frikë nga libri. Kështu pohojnë njerëzit e letrave.

Shkrimtari Saljadin Salihu thotë për KOHA se kemi politika kulturore të paqarta në raport me librin dhe leximin. Autorët e librave sot duhet të bëhen botues, nëse duan të përfitojnë nga puna krijuese, sepse pakkush sot merakoset për pronën intelektuale dhe të drejtat autoriale.

Pakkush sot nuk merakoset për shpërndarjen e librin, librin e shpërndajnë autorët, më saktë i dhurojnë librat e tyre. “Në Evropë ka politikë të qartë botuese. Krijohen lehtësime tatimore për botuesit seriozë, për librashitësit dhe zbatohen me rreptësi ligjet që mbrojnë pronën intelektuale dhe të drejtat e autorit. Pra i kushtohet shumë rëndësi zinxhirit autor-botues-librari. Asociacionet evropiane të autorëve, bibliotekave dhe librarive kanë disa prioritete: ndershmëri në respektimin e të drejtave autoriale, nxitje e kreativitetit të autorëve,duke i paguar për punën e tyre, lehtësime tatimore për librin dhe shpërndarjen e tij, konkurrencë të ndershme në Internet, liri në zgjedhjen e materialeve cilësore arsimore etj.

Në këtë drejtim ne jemi shumë larg. Kemi politikë të çoroditur në raport me librin. Nëse nuk ndryshon kjo politikë, do të vazhdojë avazi i vjetër”, thotë Salihu. Ai i referohet të dhënave për qarkullimin financiar të botuesve në vitin 2012 që ka qenë 22.5 miliardë euro, me botimin vjetor të 535 mijë titujve. BE ka politikë aktive ndaj librit, i cili qe përfshirë edhe në “Manifestin e zgjedhjeve evropiane të vitit 2014”, si dhe në “Manifestin e shkrimtarëve, botuesve dhe librarëve”.

Aty theksohet se libri është shumëllojshmëri kulturore. Theksohet mbrojtja e të drejtave autoriale, lehtësimet tatimore për librin, krijimi i hapësirës për qarkullimin e lirë të librit, sepse, sikurse thuhet, librat mbartin ide, ushqejnë trurin dhe mundësojnë shprehjen e lirë të njëmendtë dhe janë vendimtarë në pjesëmarrjen e qytetarëve tanë në jetën shoqërore dhe politike.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori