Tinejxherët janë shumë të ndjeshëm dhe sapo të hetojnë që të rriturit po përpiqen t’i kontrollojnë, të dinë për çdo veprim dhe emocion të tyre, fillojnë t’i mashtrojnë dhe qëllimisht i vënë në pah të pavërtetat kur është fjala për bisedat me moshatarët.
Sapo të dyshojnë që prindërit po i përgjojnë derisa janë duke biseduar me moshatarët, tinejxherët fillojnë t’i fshehin gjurmët dhe me zë të lartë u tregojnë shokëve gënjeshtra, në mënyrë që prindërit t’i orientojnë në rrugë të gabuar, transmeton Telegrafi.
Deri te ky përfundim ka ardhur ekipi i psikologëve në Sidnej, i cili ka bërë një anketë me nxënësit e shkollave të mesme. Shumica e adoleshentëve kanë pranuar se qëllimisht i tregojnë të pavërtetat për lëvizjet e tyre, simpatitë dhe për obligimet shkollore, në mënyrë që t’u hakmerren prindërve për shkak të përgjimit.
Dr. Linda Mekluan thotë se tinejxherët janë shumë të ndjeshëm kur hetojnë që të rriturit po i kontrollojnë, dinë për çdo veprim dhe emocion të tyre. “Kjo nuk është mirë, sepse tregon që kanë humbur besimin ndaj prindërve, të cilët gjithashtu humbin besimin ndaj fëmijëve, të cilët gjithnjë e më shumë fillojnë “t’i mashtrojnë”. Është çështje e të rriturve që lidhur me këtë gjë të jenë më të zgjuar dhe më të mençur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën