LAJMI I FUNDIT:

Mos i gënjeni fëmijët tuaj: Ekziston mënyra tjetër!

Mos i gënjeni fëmijët tuaj: Ekziston mënyra tjetër!
Mother talking to her kid

Ndonjëherë prindërit më lehtë e kanë të thonë ndonjë gënjeshtër të vogël sesa të zvarrisin dhe të debatojnë. Gënjeshtrat e tilla dinë pa qëllim të bëhen shprehi e keqe.

Po ju sjellim pesë gënjeshtra të vogla, të cilat prindërit ua thonë fëmijëve të tyre, por që nuk do të duhej t’ua thoshin:


1. Të jap fjalën që nuk do të të dhembë

Këtë gënjeshtër e ka përdorur çdo prind së paku një herë në jetë, por edhe gjatë shkuarjes te mjeku. Britma dhe të qarët janë pjesë përbërëse e rritjes së fëmijëve, ndërkaq, për t’i qetësuar fëmijët, prindërit shpesh ua thonë këtë gënjeshtër.

Në vend të kësaj provoni t’ia shpjegoni se do t’i dhembë pak, mirëpo shpejt do të përfundojë dhe së shpejti do ta harrojë dhembjen.

2. Parku më nuk punon

Natyrisht që parku nuk ka orar pune, mirëpo nuk ka nevojë t’u thoni fëmijëve që është i mbyllur apo që tani askush më nuk është atje. Në vend që t’ia thoni fëmijëve të vërtetën.

Disa obligime tani patjetër duhet të përfundojnë dhe thjesht për to nuk keni kohë. Ndoshta do të pendohen, mirëpo do ta kuptojnë që nuk mund të jetë gjithmonë sipas tekave të tyre, transmeton Telegrafi.

3. Koha për të fjetur gjumë

Sa po është bërë ora është 19:30, ndërkaq koha për të shkuar në shtrat është pas orës 20:00. Mirëpo, kjo gënjeshtër është shumë afatshkurtër, sepse sapo fëmijët të kuptojnë nocionin e kohës, do të fillojnë t’ju akuzojnë për këtë gënjeshtër të vogël.

Në vend të kësaj shprehuni ndryshe. Thoni që është koha për të bërë gati shtratin dhe të filloni me këtë rutinë çdo herë në të njëjtën kohë.

4. Do të vij për një minutë

Të gjithë ne e themi këtë shpesh, mirëpo rrallëherë kjo është brenda kohës së saktë. Natyrisht, që qëllimi i prindërve është gjithmonë i mirë, mirëpo kjo gënjeshtër është e panevojshme.

Thjesht thoni fëmijëve saktë se çka jeni duke punuar dhe kur do ta përfundoni atë punë, sepse ekziston shansi që të zgjasë më shumë se pesë minuta.

5. Po shkoj pa ty

Këtë gënjeshtër fare nuk ka kuptim t’ua thoni, sepse nëpër këtë mund të rriten edhe fëmijët e vegjël. Kjo përpjekje e kotë rrallë ndonjë prindi i shkon gjatë.

Në vend të kësaj, thoni që nëse nuk nisen tani, më vonë nuk do të mund të shohin filmin vizatimor apo diçka ngjashëm me të. Fëmijët atëherë do t’ju dëgjojnë, sepse fjalët tuaja kanë peshën e caktuar. /Telegrafi/