LAJMI I FUNDIT:

Mos i fajësoni të famshmet për flokët njësoj: Zbulohet sekreti ‘i pistë’ i floktarit

Mos i fajësoni të famshmet për flokët njësoj: Zbulohet sekreti ‘i pistë’ i floktarit

“Refinery 29” zbuloi se të famshmet i kanë shkëmbyer gjatë gjithë kohës paruket me njëra-tjetrën.

Sepse kur diçka është e mirë, është e mirë për të gjithë.

Por nuk ishte ideja e tyre: stilisti i flokëve Chris Appleton e dashuron një paruke të mirë, dhe nuk gjen arsye pse të mos e përdorë tek të gjitha.

Kim Kardashian, Jennifer Lopez, Christina Aguilera, Shay Mitchell e shumë të tjera kanë mbajtur paruket që i kish vënë më parë tjetra.

Siç vë në dukje “Refinery 29”, paruket cilësore me pamje natyrale janë tmerrësisht të shtrenjta, dhe aq herë sa u duhet të famshmeve të ndryshojnë pamjen, do të ishte e papërballueshme edhe në Hollywood.