LAJMI I FUNDIT:

Mos e përdor lapsin e vetullave pa bërë më parë këtë truk të zgjuar (Video)

Mos e përdor lapsin e vetullave pa bërë më parë këtë truk të zgjuar (Video)

Furçën e vetullave që i ka mbaruar xheli, me siguri e ke hedhur pa e menduar dy herë.

Është një nga gabimet më të mëdha, në fakt, kur mendon që nuk ke me se i lyen vetullat dhe sytë. Por mos harro se vetullat e dendura me përmasat e Cara Delevingne janë vetëm një hap larg.

Sekreti është të krijosh iluzionin e një vetulle të trashë para se të fillosh përdorimin e lapsit.

Për fat të mirë, ka një zgjidhje për furçën e zbrazur që ke lënë mënjanë në tualet: përdorimi i sapunit.

Teknika nuk është e re, por është shumë e thjeshtë: ka qenë gjithmonë një truk i zgjuar për të gjithë artistët e grimit, për të mbuluar qimet që rriten dhe pushin e fytyrës.

Ndërsa tani, blogerët e bukurisë në Instagram e kanë propozuar përdorimin e sapunit për një metodë të re që krijon iluzionin e vetullave më të gjata e më të plota.

“Sapuni është një mënyrë mjaft efektive, me kosto shumë të ulët dhe një xhel perfekt sa herë të mungon apo të është tharë xheli i zakonshëm” – thotë Alyssa Anderson, artiste e grimit.

“Ashtu si xheli që mban lart flokët, sapuni ngurtëson vetullat duke i mbajtur ato në drejtimin që janë krehur.”

Ndiqni videon e mëposhtme dhe provojeni.