0Shares

Edhe pse mund të mendoni se plazhi është thjesht plazh, disa plazhe janë më të mira se tjerat. Dhe përderisa disa njerëz merren me atë se sa e bardhë është rëra e një plazhi, apo sa pemë palma gjenden afër, uji i pastër është elementi kryesor i cili i tërheq vizitorët.

Më poshtë Telegrafi jua sjellë disa nga plazhet me ujin më të pastër në botë – në fakt, aq është uji i pastër saqë nuk iu nevojiten as syze noti.

Navagio Bay, Zakynthos, Greqi
Si një nga plazhet më të njohura në Greqi, në gjirin Navagio mund të shkoni vetëm përmes varkës apo anijes. Ndryshe njihet edhe si “Plazhi i Anijes së Shkatërruar”, dhe këtu vizitorët kanë mundësinë të shohin pjesët e mbetura të një anije të shkatërruar nga viti 1980.

Zamami, Okinawa, Japoni
Zhytja në ujërat transparent të ishullit Zamami është diçka që nuk ju bën t’ju ikë gjatë kësaj jete!

Ishulli Boracay, Palawan, Filipine
Ishulli Boracay është renditur si ishulli më i mirë në botë në vitin 2016 nga Conde Nast Traveler, dhe shumë lehtë mund ta shihni se përse ky ishull ka marrë çmimin e më të mirit. Plazhi i Bardhë, pra plazhi më i njohur i Boracayt, është i njohur për rërën e bukur të bardhë dhe ujin e kaltër të pastër i cili është ideal për zhytje.

Isla Perro (Ishulli i qenit), San Blas, Panama
Ujërat kristal të kaltër të Isla Perros janë sikur një pishinë gjigante, dhe njihen si një nga vendet më të mira për zhytje në San Blas, Panama. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)