LAJMI I FUNDIT:

Mos e lini fëmijën tuaj të ulet në pozitën “W” (Video)

Mos e lini fëmijën tuaj të ulet në pozitën “W” (Video)

Pozita “W” e uljes zakonisht përdoret nga fëmijët. Kjo është pozitë standarde e uljes, pasi që fëmijët ndjehen më të sigurt dhe e kanë më të lehtë qëndrimin ulur.

Por, shumica e prindërve nuk i njohin rreziqet që i sjell ulja në këtë pozitë, transmeton Telegrafi.


Efektet negative të kësaj pozite përfshijnë probleme ortopedike, ngadalësim në zhvillimin e kontrollit postural dhe stabilitetit etj.

Ulja e vazhdueshme në këtë pozitë mund të shkaktojë edhe probleme me ijët, e gjithashtu shpie edhe në muskuj më të ngushtuar apo më të shkurtër. Kjo ndikon direkt në zhvillimin e aftësive motorike, balancimit dhe koordinimit.

Ekspertët shëndetësorë rekomandojnë se mënyra më e mirë për ta ndalur këtë dukuri, është aë vazhdimisht t’ia ndryshoni pozitën e uljes fëmijës. Mësojeni atë të ulet në mënyrë korrekte dhe është mirë të investoni në një tavolinë me karrige. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori