LAJMI I FUNDIT:

Mortalitet i lartë tek romët në Maqedoni

Mortalitet i lartë tek romët në Maqedoni

Familjet rome kryesisht vazhdojnë të jetojnë në banesa jo të zakonshme apo streha, tenda, kasolle, baraka ose lloje të tjera ndërtimesh të pasigurta. Një dukuri e tillë paraqitet sidomos për pjesëtarët e popullatës rome që migrojnë nga një vendbanim në një tjetër, shkruan gazeta KOHA.

Banimi por edhe kushtet e tjera të jetës, forma e të ushqyerit por edhe trajtimi shëndetësor, janë ndër shkaqet kryesore që popullata rome të jetë më e prekur nga vdekshmëria në moshë më të re. Kështu, romët shfaqin nivel më të lartë ekspozimi ndaj astmës, bronkitit kronik, artritit, ankthit dhe depresionit.


Rastet e raportuara nga vetë ata tregojnë gjithashtu se gratë rome janë më të ekspozuara ndaj presionit të lartë të gjakut dhe problemeve afatgjata me muskujt dhe kockat. Sipas studimit kërkimor thuhet se përqindjet e vdekshmërisë foshnjore në komunitetin rom kanë tendencën të jenë më të larta se në pjesën tjetër të popullsisë.

“Sipas statistikave që ne i posedojmë si shoqatë, popullata rome përballet me nivel të lartë të të sëmurëve kronik. Statistikat po ashtu flasin se popullata rome përballet me mortalitet më të lartë në krahasim me etnitë tjera që jetojnë në këtë vend”, thotë për KOHA, Arif Pini nga shoqata “Dielli”, e cila së fundmi ka filluar realizimin e programit “Të gjithë kanë të drejtë për mbrojtje shëndetësore “ në kuadër të projektit për shkrim lexim të drejtë të romëve”.

Pini njofton që në këtë zyrë tre ditë në jave punojnë studentë të mjekësisë po ashtu nga popullata rome të cilët u dalin në ndihmë atyre që kanë nevojë qoftë për probleme shëndetësore, qoftë me asistim për nxjerre të dokumenteve personale apo shëndetësore, i informojnë për problemet e tyre, ua matin tensionin, sheqerin dhe matjet e tjera primare, dhe në momentin që e konstatojnë të arsyeshme, i drejtojnë nëpër mjekë profesionistë apo në spital me qëllim që ndaj tyre të veprohet ashtu siç kërkon gjendja shëndetësore.

“Ajo që ne e kemi konstatuar është se popullata rome nuk ka qasje të mjaftueshme në institucionet shëndetësore për shkak të migrimeve të shpeshta dhe kur kthehen, ngurojnë të bëjnë dokumentacionet përkatëse për ti shfrytëzuar këto shërbime të garantuara me ligj”, deklaron Arif Pini, me profesion mjek.

Ai shprehet që qëllimi i tyre është që nëpërmjet kësaj zyre, ti ndihmojnë popullatës rome në aspekt të sigurimit të tyre shëndetësore por edhe për të gjitha problemet tjera administrative që do të përballen gjatë kësaj rruge. Për momentin kanë ndihmuar diku 50 romë, të cilët kanë kërkuar ndihmë për realizimin e të drejtave të tyre. Kjo ka të bëjë me nxjerrje të dokumenteve personale, librezave shëndetësore , plotësim formularësh. Ne shpesh shkojmë me ata nëpër institucione që nuk dinë dhe bashkë i nxjerrim këto dokumente. Krahas ndihmës administrativë, shoqata joqeveritare “Dielli” realizon edhe vizita në terren tek popullata rome me qëllim që t’i detektojnë problemet shëndetësore me të cilat përballen ata dhe krijimin e mundësive për tejkalim sa më të lehtë të problemeve.

“Ne realizojmë edhe vizita në terren , pra dalin studentët nëpër lagje të ndryshme ku është e koncentruar popullata rome .ata shikojmë gjendjen shëndetësore dhe mundësojmë që qasja deri tek shërbimet shëndetësore të jetë më e lehtë. Si për shembull, në momentin që do të konstatojmë se numër i madh i fëmijëve nuk janë të vaksinuar ,ndërmjetësojmë me shtëpinë e shëndetit që kjo të realizohet gjatë javës së imunizimit, apo kur jemi në ndonjë mjedis ku ekziston rreziku potencial për sëmundje ngjitëse, ne veprojmë edhe në këtë aspekt. Pra qëllimi jonë është për ta përmirësuar shëndetin e popullatës rome”, përfundon Pini.

Kushtet e jetesës të romëve ndikohen nga mungesa e burimeve financiare për shkak të qasjes së kufizuar të tyre në punësim dhe sidomos në punësimin me pagesë. Për shkak të përjashtimit nga tregu formal i punës,ata janë futur në një rreth varfërie dhe përjashtimi social që i privon nga të gjitha mundësitë që do të kishin normalisht dhe i vështirëson kushtet e jetesës.

Për shkak të nivelit të lartë të varfërisë dhe jetesës në banesa në kushte të pasigurta, romët vuajnë nga shëndeti i keq. Dyshohet që jetëgjatësia e pritshme për romët dhe egjiptianët është më e ulët.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori