LAJMI I FUNDIT:

Morina i pakënaqur: Gjithmonë ndëshkohemi nga gabimet e njëjta

Morina i pakënaqur: Gjithmonë ndëshkohemi nga gabimet e njëjta

Arbnor Morina nuk është aspak i kënaqur pas barazimit 1-1 ndaj Dritës.

Gjilani ishte në rrugë të mirë të triumfoj në derbin e qytetit ndaj Dritës, pasi ishin në epërsi deri në minutat shtesë të ndeshjes.


Derbi i qytetit të Gjilanit u luftua për 90 minuta, por në fund skuadrat u ndanë në paqe (Foto)
Lexo po ashtu Derbi i qytetit të Gjilanit u luftua për 90 minuta, por në fund skuadrat u ndanë në paqe (Foto)

Megjithatë, një gol i pranuar nga naiviteti i mbrojtjes ka bërë që skuadrat të ndahen në barazim dhe kjo e ka nervozuar tej mase Morinën.

“E morëm golin aty ku nuk duhet, aty ku gjithmonë e marrim gol”, ka thënë fillimisht Morina pas ndeshjes për SuperSport Kosova, përcjell Telegrafi.

Në fotografi: Atmosfera e krijuar para derbit të zjarrtë lokal Drita-Gjilani (Foto)
Lexo po ashtu Në fotografi: Atmosfera e krijuar para derbit të zjarrtë lokal Drita-Gjilani (Foto)

“Gjithmonë lojtarët e njëjtë e bëjnë gabimin e njëjtë”, shton Morina.

“Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, më shumë nuk kemi mundur pasi loja ka qenë e një tempi të lartë. Jemi dhe s’jemi të kënaqur me nga një pikë”, përfundoi trajneri i Gjilanit. /Telegrafi/