LAJMI I FUNDIT:

Morata: Nuk do të kthehem më në Madrid

Morata: Nuk do të kthehem më në Madrid

Alvaro Morata tashmë pritet vetëm që të kaloj testet mjekësore dhe të zyrtarizohet te Chelsea.

Lojtari i akademisë së madrilene ka braktisur sot kampin stërvitor në Los Angeles , ku gjendej në fazën para-sezonale me Real Madridin.


Ai nuk e ka fshehur gëzimin për aventurën e re që do të fillojë së shpejti.

“Jam shumë i kënaqur dhe nëse do Zoti nesër do të jem lojtari i Chelseat. Tashmë kam folur me Conten.”

“Nuk largohem i zhgënjyer, pasi që kam fituar katër tituj me Realin”

Ai ka pohuar se për asnjë moment nuk e ka fsheh faktin se dëshiron të largohet prej Los Blancos dhe shpreson se do të ketë sukses me The Blues.

“Nuk besoj se do të rikthehem përsëri në Madrid dhe e shoh të vështirë. Ishte e qartë që objektivi im ishte të largohesha. Shpresoj që të më ecë shumë mirë tek Chelsea. Shkoj për t’u rritur, sepse përndryshe nuk do të kisha shkuar. Zizous i kam thënë shumë faleminderit për gjithçka”

Ai ka falënderuar edhe tifozët për mbështetjen e treguar gjatë këtyre viteve dhe largohet i lumtur që ka qenë pjesë e një grupi të mrekullueshëm të lojtarëve.

“Faleminderit të gjithë madrilenëve që më kanë mbështetur edhe një herë tjetër, gjithmonë i dëshiroj më të mirën Real Madridit. Largohem i lumtur duke ditur që kam bërë pjesë në një ekip me këta bashkëlojtarët e mrekullueshëm, dhe më tepër, duke ditur që herën e fundit që kam mbajtur veshur këtë bluzë ka qenë në Cibeles.” /Telegrafi/