LAJMI I FUNDIT:

Morata kërkon largimin, gjigantët anglez në ‘luftë’

Morata kërkon largimin, gjigantët anglez në ‘luftë’

Sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata dëshiron të largohet për shkak se është pohuar se ka marrëdhënie të vështirë me trajnerin Zinedine Zidane.

Morata është gati të lë Realin për tu transferuar në Ligën Premier, ku skuadra e mëdha angleze, Manchester United dhe Chelsea janë në kontakt.


​Zidane flet për të ardhmen e James dhe Moratas
Lexo po ashtu ​Zidane flet për të ardhmen e James dhe Moratas

Sipas Diario Gol, sulmuesi spanjoll i ka bërë të qartë presidentin të Realit Florentino Perez qëllimet e tij dhe gjithashtu – përmes ndërmjetësve – i bëri të qartë se është Zizou pse ndien nevojën për të ikur nga klubi.

Por, e keqja e Realit nuk përfundon këtu, pasi Morata nuk është i vetëm, me Marcos Asension dhe Lucas Vazquez gjithashtu të frustruar ndaj politikës së zgjedhjes së Zidanes.

Treshja spanjolle beson se francezi gjithmonë favorizon yjet e moshuar si Karim Benzema dhe Gareth Bale, pavarësisht nga forma e tyre.

Arsenali, gati të thyej rekordin e transferimeve të klubit për Moratan
Lexo po ashtu Arsenali, gati të thyej rekordin e transferimeve të klubit për Moratan

Morata beson gjithashtu se me Cristiano Ronaldon që e sheh të ardhmen e tij si Nr.9, atij kurrë nuk do t’i ofrohet shansi për të qenë një zgjedhje e parë me trajnerin e tanishëm.

Interesim për spanjollin kanë shprehur edhe Arsenali, Juventusi e Milani. /Telegrafi/