LAJMI I FUNDIT:

Moody`s uli projeksionet për Italinë

Moody`s uli projeksionet për Italinë
-->

Agjencia e vlerësimeve Moody`s ka rishikuar në territor negativ projeksionet për Italinë, duke ndryshuar kështu parashikimet nga të qëndrueshme në negative.
Kjo gjë bëhet e ditur nga vetë agjencia, që nga ana tjetër konfirmon vlerësimin në “Baa2” për borxhin sovran të vendit, vetëm dy gradë mbi nivelin mbeturinë.
Vendimi i agjencisë sinjalizon se veprimi i radhës do të jetë zhvlerësimi i borxhit të vendit.

Mbi këtë vendim ka peshuar më së shumti ngadalësimi i agjendës së reformave ekonomike dhe financiare. Madje fitorja e “Jo”-së në referendumin e 4 dhjetorit, ka përkeqësuar ndjeshëm perspektivën e këtyre reformave.

Ndër të tjera, agjencia thekson se, edhe rreziku i shtyrjes së mëtejshme në kohë të uljes së normës së borxhit, peshon mbi vendimin. Të gjithë këta faktorë, së bashku me normat e ulëta të rritjes, e bëjnë vendin të ndjeshëm ndaj krizave të jashtme.

Sa i përket sektorit bankar, edhe këtu Moody`s vlerëson rreziqe, duke evdentuar një nevojë emergjente rikapitalizimi, pa të cilën situata do të përkeqësohej ndjeshëm. Pak më shumë se një muaj më parë, një tjetër agjenci vlerësimi, Fitch, rishikoi në territor negativ projeksionet e ekonomisë së vendit. /Telegrafi/