LAJMI I FUNDIT:

Montolivo: Mund ta eliminojmë Barcën

Montolivo: Mund ta eliminojmë Barcën

Mesfushori i Milanit, Riccardo Montolivo, beson se ekipi i tij ka gjasa për të tejkaluar Barcelonën në rrethin tjetër të Ligës së Kampionëve.

“Në letër ne jemi në jofavorit të mëdhenj, por kjo shërben si motivim”.

“Ne e dimë se mund të kalojmë në rrethin tjetër. Por, në muajt e ardhshëm duhet të arrijmë maksimumin e maksimumit nga ekipi jonë për të pasur ndonjë gjasë”, ka thënë Montolivo.


Ai shtoi se ende e mundon anulimi i golit ndaj Interi, duke thënë se në atë takim Rossonerët merituan plotësisht fitoren. /Telegrafi/