0Shares

Mesfushori i Milanit, Riccardo Montolivo thuhet se është pranë një rikthimi nga një dëmtim i ligamentit kryqëzor.

Kapiteni i Rossonerëve pësoi lëndim të ACL gjatë ndeshjes së Italisë me Spanjën në tetor të vitit të kaluar.

Ky lëndim erdhi pas një përplasjeje me mbrojtësit spanjoll të Real Madridit, Sergio Ramos dhe e la jashtë fushave për plot gjashtë muaj.

Dëmtim i rëndë për Montolivon, gjashtë muaj jashtë fushave Dëmtim i rëndë për Montolivon, gjashtë muaj jashtë fushave

Mirëpo, edicioni i sotëm i Gazzetta dello Sport zbulon se 32-vjeçari është pothuajse gati për përzgjedhje nga Vincenzo Montella pas një pushimi gjashtë mujor.

Trajneri italian është duke pasur fillimisht kujdes rreth thirrjes së Montolivos në skuadër, megjithatë, me vendimin përfundimtar për disponueshmërinë e tij, Montella do të jetë i gatshëm ta ftoj. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)